-
Informacion personal
-
Verifikimi i adresës e-mail
-
Zgjidhni paketën tuaj
-
Informacion shtesë
-
Aktivizimi i firmës elektronike
-
Identifikimi Elektronik
-
Firmosja e dokumentave
-
Profili i plotësuar!
Termat dhe Kushtet
Mbrojtja e të dhënave dhe pëlqimi për përpunimin e të dhënave
Në mënyrë që të aksesoni këtë aplikacion dhe për të qënë në shërbimin tuaj maksimal me informacionin që përfshihet në të, nga ana juaj kërkohet që të plotësohet forma online duke vendosur ndër të tjera, edhe disa nga të dhënat tuaja personale si emër, mbiemër, datëlindja, numër personal, email dhe numër telefoni celular.
Mbrojtja e të dhënave personale
- Banka e konsideron mbrojtjen e privatësisë dhe të të dhënave tuaja personale si çështje shumë të rëndësishme dhe është e përkushtuar të zbatojë kuadrin ligjor në mbrojtje dhe respektim të tyre, ashtu siç edhe përcaktohet, Ligji Nr. 9887 datë 10.03.2008 'Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale', i ndryshuar si dhe aktet e tjera nënligjore në zbatim të tyre, si dhe Rregulloren Europiane për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
- Informacion i detajuar për kategorinë e të dhënave që përpunohen, qëllimet, kriteret e përpunimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale gjenden në faqën e internetit të Bankës https://www.raiffeisen.al/alb/ mbrojtja e të dhënave personale” në linkun https://www.raiffeisen.al/alb/about/pages/mbrojtja-e-te-dhenave/.
- Përdoruesi konfirmon plotësimin dhe vërtetësinë e informacionit të dhënë dhe deklaron gjithashtu se ka plotësuar në mënyrë korrekte dhe të vërtetë të gjithë informacionin e kërkuar.
Dhënie Pëlqimi
- Me plotësimin e aplikimit online, përdoruesi deklaron se jep miratimin e tij për përpunimin e mëtejshëm të informacionit të dhënë prej tij Raiffeisen Bank, vetëm për qëllimin e aksesimit të my.raiffeisen.al me qëllim krijmin e profilit dhe shprehjen e interesit dhe aplikimit për produktet e Raiffeisen Bank për të cilin përdoruesi ka deklaruar vullnetarisht të dhënat e tij personale.Në cdo moment pasi përdoruesi të ketë dhënë vullnetarisht informacionin e kërkuar në këto fusha specifike, këtij të fundit i lind e drejta që, nëpërmjet një kërkesë pranë RBAL, të aksesoj këto të dhëna si dhe të kërkoj, bllokimin, korrigjimin apo fshirjen e tyre në përputhje me parashikimet e bëra në Ligjin nr9887 dt 10.03.2008 “për mbrojtjen e të dhënave Personale” dhe GDPR.
- Me dhënien e pëlqimit për përpunimin e të dhënave për këtë qëllim,do të keni mundësi të përdorni këtë aplikacion my.raiffeisen.al Me dhënien e pëlqimit për përpunimin e të dhënave për këtë qëllim,do të keni mundësi të përdorni këtë aplikacion my.raiffeisen.al.
- Ju mund të ç’regjistroheni nga përdorimi i këtij Aplikacioni në çdo moment dhe në këtë rast, të gjitha të dhënat tuaja personale të mbledhura për qëllime të ofrimit të Aplikacionit do të shkatërrohen menjëherë.Për cdo ankesë lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale, mund t’i drejtoheni “Komisionerit për të Drejtën e informimit dhe Mbrojtjen e të dhënave Personale”.
Ju jeni klient ekzistues
Momentalisht, shërbimi ofrohet për klientë të rinj të cilët nuk kanë një llogari në Bankën tonë.